Fero i mërzitur që s’e ka pranë Ninën: Jetoj pa çikën
Showbiz
August 15, 2024 - 15:24
Fero është shprehur i mërzitur së fundmi në rrjete sociale. Ai ka postuar një fotografi me vajzën e tij Ninën, me të cilën tash e një kohë nuk jeton pas ndarjes nga bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli.
Ai tha se mosprania e saj e ka bërë atë ta përjetojë shumë vështirë.
Ish-reperi pati edhe një mesazh për ata që ngrihen me fëmijët pranë, duke shkruar: “Ju që i keni fëmijët e ngriheni me ta prej gjumit, e hani e pini me ta, mos u ankoni, por falënderojeni Zotin”.
Ndryshe, Fero hoqi dorë përfundimisht nga muzika për t’iu përkushtuar fesë Islame. /oranews