Rita Ora shijon pushimet në ishullin spanjoll

Rita Ora shijon pushimet në ishullin spanjoll

Showbiz August 10, 2024 - 19:03

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora zbuloi format perfekte dhe të tonifikuara me bikini jeshile gjatë pushimeve me miqtë dhe bashkëshortin në ishullin Formentera.

Këngëtarja 33-vjeçare dukej në humor të mirë, si dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Pak ditë më parë Ora u dërgua me urgjencë në spital kur u godit nga një sëmundje e papritur. Rita më vonë ndau një deklaratë në Instagram, ku shkruhej: "Ju lutem më falni për këtë kthesë të papritur të ngjarjeve, por fatkeqësisht nuk do të mund të performoj në Campus Fesztivál sonte. Pasi kam kaluar natën në spital në Budapest, më duhet të pushoj plotësisht dhe të ndjek rekomandimet e mjekut". /oranews

Image