Humb jetën në moshën 36-vjeçare aktori i njohur gjerman

Humb jetën në moshën 36-vjeçare aktori i njohur gjerman

Showbiz August 10, 2024 - 16:12

Luca Schaub, aktori i njohur gjerman ka humbur jetën në moshën vetëm 36-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur Ansambli Berliner në faqen e tij të internetit dhe përmes rrjeteve sociale.

Nuk jepet asnjë informacion specifik për shkakun e vdekjes, por në deklaratë thuhet se ai vdiq pas një sëmundjeje të rëndë.

Nga viti 2013 deri në 2017, Schaub ishte anëtar i Ansamblit Berliner nën drejtimin e Claus Peymann. /oranews