Fansat habiten nga ngjashmëria e Lady Gagas dhe Ava Maxit

Fansat habiten nga ngjashmëria e Lady Gagas dhe Ava Maxit

Showbiz August 08, 2024 - 10:06

Fansat e Lady Gagas janë vendosur në dilemë nga një postim i këngëtares. 38-vjeçarja postoi një foto-portret në Instagram për të reklamuar linjën e penelëve të syve nga marka e saj, Haus Labs.

Por nuk ishte peneli ai që tërhoqi vëmendjen. Shumë komentues u habitën nga ngjashmëria e yllit me këngëtaren me origjinë shqiptare, Ava Max.

Si për të treguar edhe më shumë ngjashmërinë, në platformën X nisi të qarkullonte një foto ku fytyra e Avas zëvendësonte të Gagas dhe fansat mezi i dallonin nga njëra-tjetra.

“Mendova se ishte i njëjti person”, thanë shumë prej tyre.

Pamja e Gagas i përafrohej shumë asaj të Avas në kopertinën e albumit të saj, “Heaven & Hell”. Në atë foto, flokët ngjyrë platini dhe peneli i aplikuar në një trajtë të ngjashme vështirë se dallohen nga pamja e Lady Gagas.

Të dyja vajzat janë besnike të flokëve bjondë platin, por tiparet e tyre janë gjithashtu të ngjashme për nga forma e fytyrës, hunda dhe mollëzat. /oranews