Nis festivali “Sunny Hill”
Showbiz
July 25, 2024 - 19:32
Ka nisur festivali “Sunny Hill”, i cili do të mbahet për katër ditë me radhë në fshatin Bernicë të Komunës së Prishtinës.
Për të hyrë aty, duhet nënshtruar procedurave kontrolluese, ku ndër të tjera aty kërkohet shiriti i cili mundëson identifikimin e pjesëmarrësve që posedojnë bileta.
Gjatë qëndrimit, simpatizuesit e muzikës do të kenë mundësinë të përfitojnë shërbime të ndryshme.
Artistja shqiptare me famë botërore, Beba Rexha do të jetë ylli kryesor i festivalit e cila do të këndojë shumë prej këngëve të saja.
Aty do të performojnë edhe shumë artistë tjerë botërorë e vendorë.
Organizatorët presin që vetëm brenda një nate të ketë rreth 30 mijë pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, raporton Klan Kosova.