Transporti pa pagesë, ndryshon orari i nisjes së autobusëve nga qendra e Prishtinës për në “Sunny Hill”

Transporti pa pagesë, ndryshon orari i nisjes së autobusëve nga qendra e Prishtinës për në “Sunny Hill”

Showbiz July 25, 2024 - 12:07

Njoftohet se ka ndryshuar orari i nisjes së pjesëmarrësve për në festivalin “Sunny Hill”.

Komuna e Prishtinës, me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, bën të ditur se nisja tani bëhet në orën 14:00 te parkingu i Pallatit të Rinisë dhe se transport do të ketë deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Transporti është pa pagesë dhe do të jetë përgjatë gjithë kohës që mbahet ky festival, nga data 25 deri më 28 korrik.

Më poshtë sjellim njoftimin e plotë të Komunës së Prishtinës:

Të dashur qytetarë, ju njoftojmë se me anë të plotësimit të vendimit paraprak kemi ndryshuar orarin e nisjes së pjesëmarrësve në festivalin Sunny Hill.

Tani nisja bëhet nga ora 14:00 te parkingu i Pallatit të Rinisë dhe transport do të ketë deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Pra, të gjithë ju që doni të shkoni në këtë festival, do të mundë të udhëtoni falas me autobusë të Trafikut Urban Prishtinë nga data 25 deri më 28 korrik.