Dua Lipa: Mezi po pres të kthehem në vendlindje

Dua Lipa: Mezi po pres të kthehem në vendlindje

Showbiz July 24, 2024 - 14:44

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, njofton se është gati për festivalin “Sunny Hill”.

Ajo ka bërë një video në rrjete sociale, ku thotë se kanë ngelur edhe dy ditë deri në “Sunny Hill”.

Artistja e famshme thotë se mezi po pret të vijë në vendin e saj, Prishtinë.

“Edhe dy ditë ‘Sunny Hill’. Mezi po pres të kthehem në vendlindjen time, në Prishtinë. Lista e artistëve që do të performojnë është e mrekullueshme, do të jetë shumë argëtuese”, u shpreh ajo.

Autorja e “Service95:Home” tutje shtoi: “Jam shumë e emocionuar që t’ju shoh sërish”.

Ditën e djeshme (e martë) në Kosovë ka ardhur për herë të parë Bebe Rexha, e cila po ashtu do të performojë në “Sunny Hill”.

Festivali do të nisë nesër (25 korrik) dhe do të përfundojë të dielën (28 korrik). /Telegrafi