Bebe Rexha lartëson Kosovën: 24 orët e mia të para këtu kanë qenë një ëndërr

Bebe Rexha lartëson Kosovën: 24 orët e mia të para këtu kanë qenë një ëndërr

Showbiz July 24, 2024 - 12:09

Këngëtarja Bebe Rexha ka mbërritur dje (e martë) në Kosovë.

Ajo vjen për herë të parë për të performuar në ngjarjen më të madhe kulturore në vend, “Sunny Hill Festival”.

Me të mbërritur, bukuroshja nga Dibra ka takuar disa personazhe të njohur, si Valdrin Sahitin, Kaci Lleshin dhe Sellma Kasumoviqin.

Mes të tjerash, 34-vjeçarja është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Bashkë me të kanë qenë edhe prindërit e Bebes, Flamur Rexha dhe Bukurije Rexha.

Krijuesja e hitit “In the Name of Love” ka ndarë disa momente nga nata e parë në Prishtinë.

“24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr”, shkroi ajo.

Bebe theksoi se do ta vizitojë edhe Dibrën bashkë me prindërit, pasi kanë edhe një aheng familjar.