Cinehero vjen me parapremierën e filmit “Deadpool & Wolverine” më 24 korrik në Cinestar Megaplex

Cinehero vjen me parapremierën e filmit “Deadpool & Wolverine” më 24 korrik në Cinestar Megaplex

Showbiz July 19, 2024 - 15:23
Ata bashkohen për të mposhtur një armik të përbashkët, e ju ndiqni aksionet në formatet premium 4DX, ScreenX, EXTREME, Real 3D

Bëhuni gati për një përvojë kinematografike si asnjë tjetër, pasi dy nga heronjtë më të dashur të Marvel-it, Deadpool dhe Wolverine, bashkohen në filmin e shumëpritur, Deadpool & Wolverine në eventin CineHero më 24 Korrik në CineStar Megaplex në Prishtina Mall.

Ky film plot aksion premton të japë përzierjen e përsosur të humorit, aksionit dhe thellësisë emocionale, duke bashkuar personazhet ikonë të luajtur nga Ryan Reynolds dhe Hugh Jackman në një aventurë të paharrueshme. Fansat e kanë pritur me padurim këtë crossover dhe më në fund është këtu për të tejkaluar të gjitha pritjet.

Image

Që ju të ndiqni çdo emocion nga filmi, tashmë e dini që kinemaja CineStar posedon sallat me formate premium. Në 4DX, ju do të ndjeni çdo lëvizje brenda filmit, do të përjetoni dridhje në ulëse tuaja, ujin, erën, shiun e shumë të tjera.

ScreenX ju sjellë pamjet në 270 shkallë, duke u shtrirë në muret anësore, që ju të shijoni pamjet edhe më shumë.

Për vizitorët më fatlum do të ketë edhe dhurata nga Maxx Group me brende Sctoch & Soda, dhe Superdry.

Bleni biletat në cinestarcinemas-ks.eu përmes Aplikacionit CineStar Cinemas Kosovo, ose në arkat e kinemasë.