
Sabri Fejzullahu dhe Adelina Ismaili publikojnë këngën e re “Nusja më e bukur”
Showbiz
July 16, 2024 - 10:33
Sabri Fejzullahu dhe Adelina Ismaili kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Nusja më e bukur” mban titullin kënga, të cilën e kanë kompletuar edhe me videoklip.
Ikona e muzikës shqipe ka bërë dhe një paraqitje të mahnitshme në klip, duke qenë se shquhet për paraqitjet e veçanta.
Ky rikthim i dyshes vjen pas shumë vitesh, meqë kanë bashkëpunuar edhe më parë.
Teksti është shkruar nga vetë këngëtarja, me muzikë nga Xhevdet Gashi.
Orkestrimi u bë nga Florent Boshnjaku, me videon e realizuar nga produksioni, "Dream Films".
Kjo këngë tashmë ndodhet në platformën "YouTube", në kanalin "Baresha".