Thyen heshtjen, Romeo Veshaj rikthehet me intervistë gjashtë javë pas përfundimit të Big Brother

Thyen heshtjen, Romeo Veshaj rikthehet me intervistë gjashtë javë pas përfundimit të Big Brother

Showbiz July 07, 2024 - 16:08

Prezantuesi Romeo Veshaj u shpall finalisti i tretë i këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.

Në vend të dytë u rendit aktori Julian Deda, gjersa çmimin e rrëmbeu aktorja Egla Ceno.

Duket se moderatorit nga Vlora i kishte ngelur hatri në këtë BBVA dhe nuk ishte përfshirë më në asnjë emision televiziv.

Ai tani po rikthehet në ‘Top Arena’, që i bie gjashtë javë pas mbarimit të spektaklit, i cili natën finale e kishte më 25 maj.

Të njëjtit e kemi parë me një reagim në Instagram si dhe në disa fotografi që ka shpërndarë krah partneres së tij, ish-banores Heidi Baci.

Dyshja, që u njohën në këtë format, po vazhdojnë të shijojnë tejet shumë romancën e tyre.

Romeo në ndërkohë u pëlqye tejet shumë nga publiku për lojën dhe emocionet që ka shfaqur në BBVA 3. /telegrafi