![Emina Çunmulaj viziton varrezat e Jasharëve në Prekaz](/uploads/zeri.info/images/2024/July/03/auto_449680973_1020429926111266_8971143828067654012_n1719992334.jpg)
Emina Çunmulaj viziton varrezat e Jasharëve në Prekaz
Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, këto ditë ka qenë në Kosovë.
Bukuroshja nga Mali i Zi, që jeton dhe vepron prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vizituar varrezat e familjes Jashari në Prekaz.
Këtë e ka bërë të ditur ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, e cila ka qenë e shoqëruar me të.
Postimi i plotë i Jahjagës:
Në Prekazin heroik, aty ku liria i ka rrënjët.
Bashkë me Konsulen e Nderit të Shqipërisë në Florida, znj. Emina Çunmulaj, vizituam sot Kompleksin e familjes legjendare Jashari.
Sakrifica dhe kontributi i familjes Jashari për lirinë që sot e gëzojmë është sublim dhe i pakrahasueshëm.
Përulemi para tyre dhe të gjithëve që në një mënyrë ose tjetër kanë kontribuuar në lirinë dhe mirëqenien e vendit tonë.
Përjetësisht lavdi!