Nëna e viktimës së Jeffrey Dahmer kritikon Ariana Grande, pasi këngëtarja tha se do të donte të darkonte me vrasësin

Nëna e viktimës së Jeffrey Dahmer kritikon Ariana Grande, pasi këngëtarja tha se do të donte të darkonte me vrasësin

Showbiz June 30, 2024 - 08:06

Nëna e një viktime të Jeffrey Dahmer ka kritikuar Ariana Grande për komentet e saj ‘të sëmura’ për vrasësin serial.

Grande u shfaq në podcastin “Podcrushed” më 12 qershor për të diskutuar për jetën dhe karrierën e saj, megjithatë, një moment në veçanti mori vëmendje.

Pasi më parë ishte pyetur se me kë e kishte ëndërr të takohej, këngëtarja e renditi Dahmerin si një person me të cilin do të donte të darkonte.

Duke kujtuar ngjarjen, ajo u tha drejtuesve të Podcrushed : “Kur isha më e re isha e apasionuar pas vrasësve serialë.

Ajo tha se ishte me një grup njerëzish dhe po ashtu edhe me prindërit e saj, dhe dikush tha: “Nëse mund të hani darkë me dikë të gjallë ose të vdekur, kush do të ishte?”
Pasi kishte pyetur prindërit e saj nëse mund ta jepte përgjigjjen e vërtetë, ajo kishte thënë: Dua të them, Jeffrey Dahmer është shumë magjepsës. Unë mendoj se do të kisha dashur ta kisha takuar atë. E dini, ndoshta me një palë të tretë ose dikë të përfshirë. Por kam pyetje”.

Këto komente nuk janë pritur aspak mirë, pasi nëna e një prej viktimave të Dahmer, Tony Hughes, që atëherë ka folur për komentet e saj.

Hughes, i cili ishte i shurdhër dhe joverbal, ishte 31 vjeç kur u vra nga Dahmer në 1991.

Shirley Hughes i tha TMZ të enjten (27 qershor): “Më duket sikur është e sëmurë në mendjen e saj. Nuk është fantastike apo qesharake të thuash se do të kishe dashur të darkoje me të. Nuk është gjithashtu diçka që duhet t’u thuash të rinjve”.

Sipas botimit, motra e Tony-t, Barbara, gjithashtu tha se do të dëshironte të kërkonte falje nga këngëtarja, duke pretenduar se fjalët e saj magjepsin Dahmer-in.

Midis vitit 1978 dhe 1991, Dahmer vrau, copëtoi dhe kanibalizoi 17 burra dhe djem. Katërmbëdhjetë nga viktimat e Dahmer ishin burra me ngjyrë.

Vrasësi serial u dënua më vonë me burgim të përjetshëm, para se të rrihej për vdekje në burg në vitin 1994. /telegrafi

Image
Image
Image