Këngëtari nga Kosova rrëmben çmimin e parë në festivalin ndërkombëtar në Greqi

Këngëtari nga Kosova rrëmben çmimin e parë në festivalin ndërkombëtar në Greqi

Showbiz June 29, 2024 - 13:11

Arti dhe kultura nga Kosova po depërton suksesshëm edhe në vendet ku politikisht nuk njohin ekzistencën e shtetit tonë.

Rasti i fundit është i këngëtarit Ermal Demiri, i cili ka marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar për talentet e rinj “Young Talents” në Katerini të Greqisë, ku përveç pjesëmarrjes, ai arriti të rrëmbej çmimin e parë të këtij festivali, në një garë ku ishin rreth 50 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të Evropës.

Gjilanasi u prezantua me këngën në gjuhën angleze “Unspoken”, me të cilin fitoi çmimin kryesor “Super Grand Prix” në festivalin grek.

Demiri si një këngëtar i ri, ka rrëmbyer edhe disa çmime në festivale të ngjashme nëpër vende të ndryshme të rajonit, ndërsa vitin e kaluar ishte pjesëmarrës në edicionin e parë në “Festivalin e Këngës” në RTK. /Zëri