A jeni gati të festoni, karnavali Golden Eagle po afrohet

A jeni gati të festoni, karnavali Golden Eagle po afrohet

Showbiz June 20, 2024 - 15:49

Datat 28, 29 dhe 30 qershor janë rezervuar për karnavalin Golden Eagle, i cili zhvillohet në qytetin e Suharekës.

Përveç rreth 500 artistëve ndërkombëtarë nga: Spanja, Portugalia, Egjipti, Turqia, Gjermania, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova, në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe shumë artistë.

Performancat e artistëve do të ndahen në tri net:

– Në natën e parë do të marrin pjesë: Gena, DJ PM & DAGZ, Ya Nina, Yll Limani.
– Në natën e dytë do të marrin pjesë: Xhensila Myrtezaj, Lumi B, Luiz Ejlli dhe DJ Gimi-O.
-Në natën e tretë do të marrin pjesë: Bardhi, Elgit Doda & Dafina Zeqiri.

Gjatë këtyre tri ditëve karnavali Golden Eagle do të moderohet nga Berat Miftari dhe Kushtrim Reshitaj.

Artikulli i sponsorizuar