Capital T ndan një video nga atmosfera në Hamburg, në sfond dëgjohet kënga e tij “Albania”

Capital T ndan një video nga atmosfera në Hamburg, në sfond dëgjohet kënga e tij “Albania”

Showbiz June 19, 2024 - 15:23

Repartisti i njohur, Capital T, pak para “Euro 2024” ka publikuar një projekt të ri të titulluar “Albania”.

Kjo njëherësh është kënga zyrtare e Shqipërisë për në Kampionat Evropian.

Kënga u lëshua në stadiumin e Hamburgut, në lojën e Shqipërisë me Kroacinë.

Ka qenë vetë Kapo që ka ndarë një video nga atmosfera që është krijuar në stadium.

“Atmosferë fantastike në Hamburg. Përjetësisht me ty, Shqipëri”, shkroi ai.

Të dyja kombëtaret e kanë këtë ndeshje thuajse vendimtare për fatin e tyre dhe duan të marrin pikët e para në Kampionatin Evropian.

Ndeshja e dytë në kuadër të Grupit B është duke u zhvilluar në “Volksparkstadion” të Hamburgut.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Capital T (@truekapo)