Arrestohet Justin Timberlake

Arrestohet Justin Timberlake

Showbiz June 18, 2024 - 15:37

Këngëtari i famshëm, Justin Timberlake, thuhet se u arrestua herët të martën në Long Island, sipas policisë së Sag Harborit.

Ylli i muzikës pop po përballet me akuza të lidhura me DUI (drejtimin e makinës nën ndikim) dhe pritet të dalë në gjyq.

Rrethanat e arrestimit të Timberlake nuk u bënë të ditura.

Timberlake, 43 vjeç, do të jetë në një turne global në mbështetje të albumit të tij të gjashtë “Everything I think It Was” në qershor.

Nga Tennessee dhe anëtar i grupit NSYNC është një nga artistët muzikorë më të kërkuar në botë.

Në vazhdim pritet të mësohen më shumë detaje në lidhje me ngjarjen. /Telegrafi