Elita 5 vjen me spektakël më 19 Qershor – Ditën e Çlirimit të Podujevës

Elita 5 vjen me spektakël më 19 Qershor – Ditën e Çlirimit të Podujevës

Showbiz June 15, 2024 - 11:35

Më 19 Qershor, në orën 21:00, grupi i mirënjohur i muzikës shqiptare, Elita 5, do të ngjitet në skenën e sheshit të Podujevës për një koncert që do të mbetet në histori.

Ky koncert organizohet për nder të Ditës së Çlirimit të Podujevës, ku do të interpretohen hite të pavdekshme të krijuara ndër vite nën qiellin e hapur të sheshit “Katër Dëshmorët”.