Shkurte Fejza e quan Haradinajn “simbol të lirisë”, lavdëron PDK-në: Si i ndryshoi fjalët këngëtarja për komandantët?
Shkurte Fejza, këngëtare e njohur e muzikës folklorike, shënoi 50-vjetorin e karrierës së saj artistike. Në përvjetorin e saj, morën pjesë shumë politikanë, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani, e udhëheqës të opozitës.
Këngëtarja e njohur ishte bërë virale kohë më parë kur gjatë një interviste ajo kishte deklaruar se Kosova ka pasur “fatkeqësi” me udhëheqësit e pasluftës, një eufemizëm që nënkuptonte partitë e ish-ushtarëve të UÇK-së si PDK-ja e AAK-ja.
Megjithatë, duket se Fejza ka ndryshuar mendimet e saj. Tash Fejza ka fjalë të mëdha për politikanët që morën pjesë, posaçërisht për liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn.
Madje, Fejza e quajti Haradinajn “simbol të lirisë”, ndonëse kohë më parë e kishte cilësuar si “gangsterë”.