Rinor Hykolli pengon rikthimin e Taynës, ia “bllokon” kanalin në YouTube

Rinor Hykolli pengon rikthimin e Taynës, ia “bllokon” kanalin në YouTube

Showbiz June 11, 2024 - 10:08

Reperja Tayna dje shënoi rikthimin e fuqishëm me “Si ai”, pas muajsh të tërë pauze nga daljet publike dhe lançimi i këngëve të reja.

Kënga filloi të marrë hov duke u klikuar furishëm nga fansat e shumë të Taynës – qindëra mijëra klikime në pak orë prej publikimit..

Por, siç duket ajo sërish po has në probleme me ish-menaxherin e saj prej kohësh, Rinor Hykollin.

Ky i fundit ka bllokuar video klipin e saj akoma pa u bërë 24 orë nga publikimi, duke i marrë mbi vete të drejtat autoriale në kanalin zyrtar të reperes.

Image