Ishte arsyeja që u përjashtua nga Big Brother VIP, por Sara Gjordeni shfaqet tani bashkë me Françeska Muratin

Ishte arsyeja që u përjashtua nga Big Brother VIP, por Sara Gjordeni shfaqet tani bashkë me Françeska Muratin

Showbiz June 10, 2024 - 21:07

Françeska Murati dhe Sara Gjordeni duket se i kanë lënë pas hatërmbetjet me njëra-tjetrën.

Ato siç shihet kanë harruar konfliktet që kanë pasur brenda shtëpisë së BBVA 3.

Ish-konkurrentët janë bërë pjesë e jurisë së rubrikës “She’s on Top” tek E Diell”.

E pyetur nga Argjira se cila ishte këshilla e fundit që bashkëshorti i dha asaj para se të vinte në emisionin, Françeska u shpreh: “Mos bëj shumë sherre”.

E dyta që hyri në skenë ka qenë Sara, e cila tregoi se po e shijon tejet shumë këtë shtatzëni.

Të dyja kanë kritikuar dhe kanë dhënë mendimet e tyre si profesioniste për vajzat konkurrente të “She’s on Top”.

Françeska ndërkohë ka qenë arsyeja që Sara u përjashtua nga Big Brother, pas një sherri që patën me njëra-tjetrën. /telegrafi