Loredana Zefi dhe Karim Adeyemi shijojnë pushimet në jug të Shqipërisë

Loredana Zefi dhe Karim Adeyemi shijojnë pushimet në jug të Shqipërisë

Showbiz June 09, 2024 - 17:28

Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, prej muajsh po shijon një lidhje dashurie me futbollistin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.

Ajo këtë herë e ka sjellë të dashurin në Kosovë, meqë tashmë dihet se me origjinë është nga Ferizaj.

E veç kësaj, ata tani bëhet e ditur se ndodhen në Shqipëri për pushime.

Si destinacion të këtyre pushimeve, bukuroshja ka përzgjedhur jugun, teksa ka ndarë edhe disa fotografi.

Çifti shihet se po kalon një kohë të mirë, ndonëse për yllin e futbollit kjo është hera e parë që po vjen në trojet shqiptare.

Romanca e Loredanës vjen vite pas ndarjes nga Mozzik, me të cilin ka një vajzë.

Nga ana tjetër, edhe reperi ferizajas po shijon një romancë me prezantuesen Lotina Haziri. /telegrafi