Dhurata speciale që Mbreti Charles III i bëri Lilibet për ditëlindjen e saj

Dhurata speciale që Mbreti Charles III i bëri Lilibet për ditëlindjen e saj

Showbiz June 08, 2024 - 10:43

Princesha Lilibet mbushi tre vjeç më 4 qershor. Gjyshi i saj, Mbreti Charles III përkujtoi këtë ditë të rëndësishme. Edhe pse marrëdhënia e tij me prindërit e saj, Princ Harry dhe Meghan Markle ka probleme, qëllimet e tij të mira nuk janë prekur.

Mbreti Charles III “nuk kishte ndërmend të injoronte plotësisht ditëlindjen e Lilibet, kështu që ai dërgoi një dhuratë me një mesazh“, thotë eksperti mbretëror Tom Quinn për Mirror.

Nuk e dimë se cila ishte dhurata që i ka dërguar Lilibetit por sipas tij ka diçka të veçantë që dëshiron t’i bëjë në të ardhmen. “Ai i dha Princit George një djep të bukur prej druri të punuar me dorë me emrin e tij të gdhendur në të dhe planifikon t’i japë Lilibet diçka të ngjashme, por jo këtë vit “, pohon eksperti mbretëror. “Dhe jo më parë dhe derisa të ulet tensioni në familje”.

Familja mbretërore nuk e ka uruar publikisht Lilin e vogël për ditëlindjen, por kjo nuk llogaritet si mospërfillje. Në thelb është një protokoll për mbretërit që nuk kanë role zyrtare. Prindërit e saj Harry dhe Meghan hoqën dorë nga privilegjet e tyre mbretërore në vitin 2020. /abcnews