Jennifer Aniston shpërthen në lot për 30-vjetorin e “Friends”
Showbiz
June 07, 2024 - 16:11
“Friends” mbush 30 vjeç dhe Jennifer Aniston shpërtheu në lot duke reflektuar mbi serialin hit në një intervistë me Quinta Branson.
Aktorja, e cila i detyrohet një pjesë të madhe të famës së saj Rachel Green të ‘Friends’, u emocionua gjatë episodit të fundit të serialit të Variety’s Actors On Actors në YouTube. Nuk munguan referenca për Matthew Perry i cili vdiq tetorin e kaluar. Kur u pyet për serialin, ajo u përgjigj duke thënë: “Mos më bëni të qaj“. /abcnews