Vritet në moshën 26-vjeçare reperi i famshëm suedez, C.Gambino
Reperi C.Gambino (26-vjeçar) është qëlluar për vdekje në Suedi.
Artisti fitues i "Grammy", emri i vërtetë i të cilit është Karar Ramadan, ishte parkuar në Goteborg mbrëmë kur u qëllua dy herë.
C.Gambino – për të mos u ngatërruar me reperin amerikan Childish Gambino – kishte pothuajse një milion dëgjues mujor në Spotify, me hite përfshirë “Automatic” dhe “Svar”.
Atij iu dha një "Grammy" muajin e kaluar për punën e tij dhe sukseset që ka korrë në muzikë.
Reperi u qëllua mbrëmjen e së martës me armë zjarri dhe u dërgua në spital, por nuk mundi të shpëtonte.
Policia suedeze konfirmoi për Metro.co.uk se C.Gambino u qëllua për vdekje dhe se kanë nisur hetimet në këtë drejtim.
Deri më tani asnjë arrestim nuk është bërë.
Dëshmitarët thanë se një makinë u pa duke ikur nga vendi i ngjarjes me shpejtësi të madhe.
C.Gambino ishte një nga reperët më të njohur në Suedi.