U dënua nga policia për shkak të tij, Butrint Imeri ia paguan gjobën fansit të tij
Ndonëse muzika është një pjesë e pandarë e përditshmërisë tonë, dëgjimi në makinë e sidomos me volum të lartë mund të sjellë pasoja të papritura për shumë njerëz.
Kështu veproi një fans i Butrint Imerit, i cili me të lëshuar në maksimum një nga këngët e artistit u gjobit nga forcat e rendit.
Pas kësaj, ai ia dërgoi Butrintit gjobën, të shqyrtuar nga policia, derisa iu drejtua me një kërkesë; t’ia paguante atë.
“Mirë kishte bo me ma ‘pagu’ këtë dënim, se me këngë ‘tane’ m’kanë dënu. Zani në kupë të qiellit”, i shkroi ai artistit shqiptar.
Këngëtari më pas vendosi që t’ia paguante gjobën, mirëpo iu drejtua fansit të tij me një kërkesë, duke i kërkuar për kujdes.
“Këtë herë të pagova, po tjetër herë mos u ngut për pak”, shkroi Butrinti pas gjithë kësaj situate.
Ishte vetë artisti i hitit “Dale” i cili e bëri të ditur këtë incident për ndjekësit e tij, përmes postimeve në llogarinë e tij në Instagram.