Dua Lipa bën thirrje për armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, bëri thirrje për armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës.
Këngëtarja Dua Lipa, me origjinë shqiptare, në një postim nga llogaria e saj në Instagram, në të cilën ka mbi 88 milionë ndjekës, u bëri thirrje ndjekësve të saj për solidaritet me popullin në Gaza.
Në postimin e saj me hashtagun "#AllEyesonRafah (Të gjithë sytë janë mbi Rafah)", Lipa ka bërë thirrje për mobilizim nga e gjithë bota.
"Nuk mund të tregohet kurrë një arsye e drejtë për djegien e fëmijëve të gjallë. E gjithë bota po mobilizohet për të ndaluar gjenocidin izraelit", ka shkruar Lipa në një postim në Instagram me hashtagun "#AllEyesonRafah (Të gjithë sytë janë mbi Rafah)".
Ajo gjithashtu bëri thirrje për "armëpushim të përhershëm" në Gaza.