U rrëzua nga shkallët? Publikohet një fotografi e Egla Cenos gjatë vizitës mjekësore në spital

U rrëzua nga shkallët? Publikohet një fotografi e Egla Cenos gjatë vizitës mjekësore në spital

Showbiz May 29, 2024 - 16:05

Ledion Liço paralajmëroi në “Post Big Brother” se Egla Ceno kishte pësuar një incident të vogël.

Thuhet se fituesja e këtij edicioni ka rënë nga shkallët para se të niste transmetimin.

Kryefjala në ndërkohë ka publikuar një fotografi të aktores gjatë vizitës së saj mjekësore.

Image

Duket se Egla është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk ka ndonjë lëndim serioz.

Ajo u shpall fituese e edicionit të tretë të Big Brother duke fituar plot 100 mijë euro.

Në vend të dytë u rendit aktori Julian Deda, kurse në vendin e tretë Romeo Veshaj.

Ceno u shpreh e lumtur dhe se nuk e besonte faktin se u shpall fituese.