“Do të hidhem nga ballkoni nëse fiton Egla Ceno”, Roza Lati sqaron deklaratën

“Do të hidhem nga ballkoni nëse fiton Egla Ceno”, Roza Lati sqaron deklaratën

Showbiz May 29, 2024 - 08:49

Roza Lati kishte bërë një deklaratë për Egla Cenon përpara finales së madhe të Big Brother të shtunën (25 maj).

Moderatorja e njohur tha se nëse do të fitonte Egla do të hidhej nga ballkoni.

Kjo u komentua tejet shumë në rrjet dhe ishte shpërndarë gjithandej, megjithëse prezantuesja nuk ka pasur asnjëherë raporte të mira me aktoren.

Image

E pranishme në ‘Post Big Brother’, Roza ka sqaruar deklaratën përpara ish-konkurrentëve.

“Do i dalë maunës para, do hidhem nga ballkoni nëse fiton Egla, ja që fitoi. Kjo është shprehja që unë e barazoj që të mos laj enët. Ka këtë lloj peshe. Ishte një lloj shakaje, por edhe një qëndrim i vërtetë që unë e kam mbajtur kundrejt Eglës”, u shpreh ajo.

Image

Egla në ndërkohë u shpall fituese e edicionit të tretë të BBVA dhe fitoi plot 100 mijë euro.

Në vend të dytë u rendit Julian Deda, e në vend të tretë ishte moderatori Romeo Veshaj. /Telegrafi