“Mos u mërzisni, provoni vitin tjetër”, Luiz Ejlli me mesazh për ish-banorët e BBVA 3

“Mos u mërzisni, provoni vitin tjetër”, Luiz Ejlli me mesazh për ish-banorët e BBVA 3

Showbiz May 28, 2024 - 13:34

Mbrëmë (e hënë) u organizua një festë pas përfundimit të edicionit të tretë të Big Brother VIP.

Ish-konkurrentëve i është bashkuar edhe fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli.

Ai ka performuar hitet e tij, por përpara ka mbajtur edhe një fjalim, duke i përgëzuar të gjithë për rrugëtimin.

I njëjti madje me shaka tha se ata që nuk kanë fituar mund ta provojnë vitin e ardhshëm, sikurse Bjordi Mezini, i cili ka qenë disa herë pjesë e këtij formati.

“Mirëmbrëma të gjithëve. Në radhë të parë ju falënderoj të gjithëve në emrin tim dhe të Kiarës që është në shtëpi tani me beben e vogël, e nuk mundi me ardhur. Sara e Ledion urime për këtë edicion, jeni shumë të mirë, na keni kënaqur”, u shpreh ai.

Image

Artisti shkodran theksoi: “Urime të gjithë banorëve, mos mërziten, njëri e fiton, provoni prapë vitin tjetër si Bjordi e kështu, nuk është problem”, tha fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.

Kujtojmë që fitues sivjet u shpall aktorja Egla Ceno. /Telegrafi