Heidi Baci shfaqet në ndejën e organizuar pas Big Brother pa Romeon?

Heidi Baci shfaqet në ndejën e organizuar pas Big Brother pa Romeon?

Showbiz May 28, 2024 - 09:23

Kanë kaluar dy ditë që nga përfundimi i edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania.

Fituese e këtij edicioni u shpall aktorja Egla Ceno, e cila arriti të rrëmbejë plot 100 mijë euro.

Siç ndodh çdo vit, është organizuar një aheng me të gjithë konkurrentët pas përfundimit të këtij reality shou.

Image

Tashmë në bazë të pamjeve të publikuara në rrjete sociale duket se mungojnë disa prej tyre.

Bukuroshja Heidi Baci shihet të jetë prezente, por pa partnerin e saj Romeo Veshajn.

Image

Ky i fundit duket të ketë një hatërmbetje me produksionin, meqë u shpall finalisti i tretë.

Pritet të shihet në vazhdim se si do të vijojë kjo ngjarje nëse Romeo do të jetë sërish në Top Channel. /Telegrafi