Vajza e ish-kryeministrit të Kosovës i jep fund beqarisë, publikohen pamje nga ceremonia

Vajza e ish-kryeministrit të Kosovës i jep fund beqarisë, publikohen pamje nga ceremonia

Showbiz May 27, 2024 - 13:03

Thana, vajza e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Kosumi, i dha fund beqarisë duke kurorëzuar me martesë dashurinë me partnerin e saj, Milotin.

Lajmin e bëri të ditur ish-kryeministri Kosumi, përmes një postimi në Facebook, ku publikoi edhe pamje të ceremonisë.

Sigurisht që nuk mungoi edhe urimi nga ana e tij.

“Një hap i rëndësishëm në jetë për Thanën. Të dashur Thanë dhe Milot, urime, paçi shëndet, lumturi, familje dhe ju priftë e mbara!”, shkroi Kosumi në postimin e tij në Facebook.

Krahas këtij urimi ai po ashtu ndau edhe pamje nga ceremonia tejet e veçantë, që ishte mbajtur në ambient të jashtëm.