Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara

Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara

Showbiz May 26, 2024 - 09:49

Eliminimi i Meriton Mjekiqit nga gara për çmimin e madh të 100 mijë eurove ka shkaktuar një valë pakënaqësie të madhe ndër fansat dhe ndjekësit e spektaklit.

Mes pesë finalistëve, Mjekiqi ishte ai që nuk arriti të marrë mbështetjen e duhur nga publiku, duke u detyruar të përfundojë rrugëtimin e tij në kërkim të fitores.

Vendimi për eliminimin e Meritonit erdhi si një shok për shumë, sidomos pasi ai në vazhdimësi është shfaqur si favorit në sondazhet e ndryshme të televotimit që zhvillohen në rrjetet sociale.

Image

Ai ishte një nga konkurrentët më të përfolur dhe duket se kishte fituar zemrat e një numri të konsiderueshëm të ndjekësve.

Pas lajmit të eliminimit të tij, fansat e zhgënjyer kanë shpërthyer në komente negative, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj produksionit të spektaklit.

Të akuzuar për manipulim të votave ose për vendime që nuk përfaqësojnë dëshirën e publikut, produksioni u gjend përballë një valë komentesh në rrjetet sociale.

Në postimin zyrtar në llogarinë e spektaklit, ku bëhej e ditur largimi i Meritonit, komentet e pakënaqura filluan të grumbullohen me një shpejtësi të jashtëzakonshme.

Vetëm në më pak se 5 minuta, u regjistruan mbi 2000 komente negative, një tregues i qartë i mospajtimit të ndjekësve me vendimin final. 

Fituesja e Big Brother VIP Albania 3 mbrëmë u zgjodh aktorja Egla Ceno, ku publiku shpërtheu me komente negative në faqen zyrtare të Instagramit të Big BRother Albania.