Demi Moore rikthehet në Kanë pas 25 vitesh, publiku e duartrokiti për 13 minuta

Demi Moore rikthehet në Kanë pas 25 vitesh, publiku e duartrokiti për 13 minuta

Showbiz May 22, 2024 - 11:32

Festivali i Filmit në Kanë i këtij viti mblodhi së bashku emrat më të mëdhenj të botës së aktrimit dhe showbizit dhe disa nga yjet më të mëdhenj kaluan në tapetin e kuq.

Aktorja hollivudiane, Demi Moore, pas 25 vitesh është shfaqur në tapetin e kuq të këtij festivali filmik, e cila ka gëzuar publikun me pamjen e saj.

Një ditë më pas aktorja është shfaqur në një takim me gazetarët në një stil më të thjeshtë dhe ka pozuar me një fustan të bardhë me pika të zeza, e shoqëruar nga një qen, kafshën e saj nga e cila nuk ndahet.

Meqë ra fjala, aktorja tërheq vëmendjen me një pamje që përgënjeshtron moshën e saj dhe për shkak të paraqitjes së saj në ‘CFDA Fashion Awards’, një ngjarje që ata e quajnë ‘Oscars’ të modës, në fund të vitit të kaluar shkruan se ajo tani duket më mirë se 10 vjet më parë.

Festivali i Filmit në Kanë ka nisur më 14 maj dhe do të zgjasë deri më 25 maj.

Demi është shfaqur në një sërë filmash të famshëm si: “The Juror”, “About Last Night”, “Ghost”, “Striptease” etj.