Sara Gjordeni dhe Bardhi sjellin pamje nga apartamenti i tyre i ri

Sara Gjordeni dhe Bardhi sjellin pamje nga apartamenti i tyre i ri

Showbiz May 21, 2024 - 08:31

Sara Gjordeni dhe Bardhyl Idrizi – Bardhi tashmë kanë nisur një jetë të re në Tiranë.

Dyshja, të cilët u njohën në Big Brother VIP Albania 3, po presin një fëmijë së bashku.

Ndonëse modelja është në muajt e parë të shtatzënisë, ajo po fillon me përgatitjet për jetën e re që do të nisë me artistin.

Së fundmi ka ndarë në TikTok pamje të apartamentit të ri, ku do të jetojnë me Bardhin.

“Ndryshimet e apartamentit do t’i jetojmë bashkë hap pas hapi sepse do kërkoj ide edhe nga ju herë pas here”, ka shkruar ajo.

“Mezi presim të ndajmë me ju pjesëzat e vogla të jetës sonë të re”, shtoi zeshkania.

Sara këtë periudhë ka marrë komente të shumta nga njerëzit, disa nga të cilat i ka ndarë edhe përmes Instagramit.

@saragjorden1

Hello guys ë Ndryshimet e apartamentit do t'i jetojme bashke hap pas hapi sepse do kerkoj ide edhe nga ju here pas here ëMezi presim te ndajme me ju pjesezat e vogla te jetes sone te re ë‍ë

ë original sound - saragjordeni