Kënga e Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit e kopjuar? Melodia dhe skenografia, krejtësisht të ngjashme me një këngë turke

Kënga e Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit e kopjuar? Melodia dhe skenografia, krejtësisht të ngjashme me një këngë turke

Showbiz May 20, 2024 - 15:19

Kënga “Ding Ding” e Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit nën akuzat e plagjiaturës.

Ndërkohë që adhuruesit e muzikës janë ende duke i shijuar ritmet e këngës së fundit “Ding Ding” nga bashkëpunimi i Luiz Ejllit me reperin Getoar Selimi, një zhurmë e re është ngritur në skenën muzikore.

Akuzat janë se se ky projekt që pritej të dominonte listat e hitet e stinës së verës nuk është aq origjinal sa dukej në fillim.

Image

Fansat dhe kritikët kanë vënë në dukje ngjashmëritë e theksuara mes “Ding Ding” dhe këngës turke “Yalniz Çaldën” të interpretuar nga Acar në bashkëpunim me Kayra Kayan.

Kjo ngjashmëri shtrihet mbi disa aspekte kyçe të këngës, si melodia dhe koncepti vizual që përcillet në videoklip.

Elementet vizuale të videoklipit të “Ding Ding” – nga përdorimi i ngjyrave të ndritshme e deri tek skenografia – duket se pasqyrojnë një stil të ngjashëm me atë të klipit turk.

Image

Por, akuzat e plagjiaturës s’janë të kufizuara vetëm në pamje. Melodia e këngës, një pjesë kyçe që mbart identitetin e çdo vepra muzikore, gjithashtu ka tërhequr vërejtjen si një kopje që tingëllon “tejet e ngjashme” me melodinë e këngës “Yalniz Çaldën”, e cila u publikua dy vjet më parë dhe arriti një popullaritet të konsiderueshëm.

Deri më tani, as Luiz Ejlli dhe as Getoar Selimi nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë zyrtare që adreson këto akuzat. /Telegrafi