Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Showbiz May 12, 2024 - 14:45

Djali i çiftit të njohur të showbiz-it shqiptar, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut, ka mbushur dje gjashtë muaj.

Kjo ka sjellë një seri urimesh dhe postimesh të veçanta nga prindërit e tij të dashur nga fansat dhe ndjekësit e tyre.

Në një postim nga aktori dhe komediani i njohur, Bes Kallaku ka zgjedhur të ndajë një fotografi intime me djalin e tij në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Ai ka shpërndarë me ndjekësit e tij momentin e ndjerë me një mesazh.

 “Ameni sot 6-muajsh. Bekimin e Zotit e paç jastek të ëndrrave bir”, ka shkruar Kallaku.

Image

Ata i dhanë fund martesës së tyre pas shtatë vjetësh, një romancë që ka zgjatur përtej kësaj kohe, të cilën e kanë ndarë haptazi me publikun përgjatë viteve.