Nemo nga Zvicra është artisti i parë i gjinisë asnjanëse që fiton Eurovisionin, ai valëviti edhe flamurin e komuniteti jo binar

Nemo nga Zvicra është artisti i parë i gjinisë asnjanëse që fiton Eurovisionin, ai valëviti edhe flamurin e komuniteti jo binar

Showbiz May 12, 2024 - 08:02

Zvicra është shpallur shteti fitues i “Eurovision 2024”, përfaqësuar nga artisti Nemo me këngën “The Code”.

Artisti zviceran Nemo, është personi i parë jo-binar (i papërcaktuar në gjini) që fiton këtë konkurs, shkruan En As.

Jo-binariteti ose gjinia asnjanëse është një identitet gjinor që nuk përcakton individin ekskluzivisht si mashkull apo si femër.

Nemo, i cili në mbrëmjen finale u pa duke marrë shumë herë nga 12 pikë nga juritë profesionale të shteteve pjesëmarrëse, pas çdo rezultati u pa duke valëvitur një flamur me vija horizontale me ngjyrat e verdhë, e bardhë, e vjollcë dhe e zezë – flamur i cili përfaqëson komunitetin jo-binar.

Ngjyrat e flamurit jo-binar kanë këto kuptime: vija e verdhë përfaqëson njerëzit që identifikohen jashtë binaritetit gjinor mashkull ose femër (gjinia e caktuar në lindje), vija e bardhë për njerëzit multigjinorë, vija vjollcë për ata që identifikohen si një kombinim i mashkullit dhe femrës, ndërsa vija e zezë për njerëzit që ndjejnë se nuk kanë një gjini (agjinorë).

Në nëntor të vitit 2023, Nemo doli hapur i identifikuar si jo-binar (i papërcaktuar në gjini) në një intervistë me median zvicerane SonntagsZeitung dhe deklaroi preferencën për të iu referuar atij me përemrat “ai”, “ajo” ose “ata” dhe “ato” në anglisht.

Komunitetit të njerëzve jo-binarë (të papërcaktuar në gjini) i përkasin edhe artistët e famshëm si Sam Smith dhe Demi Lovato – dhe kjo është arsyeja se pse ceremonia e ndarjes së çmimeve “Brit Awards” ka larguar nga çmimet kategoritë “Best Male (Artisti më i mirë)” dhe “Best Female (Artistja më e mirë)”, për arsye se juria nuk dinte se në cilat kategori t’i nominonte artistët jo-binar për të fituar çmime.

Në finalen e “Eurovision 2024”, në vendin e dytë u rendit Kroacia, gjersa në vendin e tretë Ukraina.