Holanda skualifikohet nga finalja e Eurovision 2024

Holanda skualifikohet nga finalja e Eurovision 2024

Showbiz May 11, 2024 - 16:46

Aktori dhe këngëtari holandez, Joost Klein, është skualifikuar nga finalja e madhe e Eurovisionit, ndërsa policia suedeze heton akuzat për sjellje të papërshtatshme, thuhet në deklaratën e Unionit Evropian të Transmetuesve.

Mes tjerash theksohet se Unioni Evropian i Transmetuesve mban një politikë të tolerancës zero ndaj sjelljeve të papërshtatshme.

Finalja e Madhe e Festivalit të 68-të të Këngës në Eurovizion do të vazhdojë tashmë me 25 këngë pjesëmarrëse.

Shqipëria u përfaqësua këtë vit nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan”, e cila performoi në natën e dytë gjysmëfinale, por nuk arriti të shkonte në finale. Edicioni i 68-të i Eurovisionit nis në orën 21:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt edhe nga Radiotelevizioni i Kosovës dhe Radiotelevizioni Shqiptar.