A do ta lërë Heidi Italinë për dashurinë? Ja çfarë thotë babai i Heidit për Romeon

A do ta lërë Heidi Italinë për dashurinë? Ja çfarë thotë babai i Heidit për Romeon

Showbiz May 11, 2024 - 15:42

Lajla Kamata, mamaja e Heidi Bacit ishte e ftuar në “Cherry on Top” nga ku foli për gjithë rrugëtimin e vajzës së saj në BBV.

Lalja u shpreh se i ka shmangur daljet televizive dhe se kjo eksperiencë nuk ka qenë aspak e lehtë as për familjen e Heidit. Ajo tha se edhe takimi i babait të saj është keqkuptuar, pasi ai në asnjë moment nuk ka ndikuar në vendimet e Heidit.

“Nuk ka qenë aspak e lehtë, por e kemi respektuar vendimin e Heidit. Meqë atje iu ndërpre padrejtësisht eksperienca, kishte një farë presioni.

Genti nuk mori vendimin për Heidin, thjesht ndërhyri për atë që nuk na pëlqeu. Kur kishte vendosur të hynte në BBV, nuk ishte e prisnim.

Ne jemi munduar të mos jemi në asnjë portal, për Heidin pati impakt të mirë nga publiku Italian, kishte mbështetja. Ajo dalja jonë publike nuk është se e ndihmon Heidin. Kjo është hera e parë për mua sepse nuk na pëlqen dalja në çdo lloj programi”-tregoi ajo.

"Tejkaloi limiteti e lojës", sherri i ashpër me Valerin, Flori: Po të ishte jashtë, do i kishin vënë atë në kokë

Lajlja tregoi edhe se çfarë mendojnë për historinë romantike të Heidit brenda BBV3.

“Nëse Heidi do jetë në finale, mendoj se Genti do shkojë për surprizë. Nuk ka dashur që të lidhet emri i tij me Heidin si në rastin e parë.

E ka pasur merakun, nuk është eksperiencë e lehtë. Genti ngaqë bëri suprizën dhe doli sikur po komandonte jetën e Heidit dhe nuk deshi të bënte të njëjtën gjë. Por realiteti nuk është ashtu, Heidi ka qenë totalisht e lirë”.

“Genti do të shprehet kur ta takojë Romeon. Nuk do ta them çfarë mendon, le ta thotë Genti vetë. E kuptoj nga gjestet që është e dashuruar. Duke njohur Heidin, ajo do ta ketë të vështirë ta leje italianë se është e lidhur me punën me shkollën, me shoqërinë. Por nëse dashuria është e aq e fortë, ia lëmë Heidit”-tha nëna e Heidit. /oranews