"Beef-i" me Kendrick Lammar – të shtëna me armë zjarri në shtëpinë e Drake-it

Showbiz May 07, 2024 - 22:11

Policia e Torntos ka thënë se një roje sigurie u qëllua gjatë natës jashtë shtëpisë së reperit kanadez, Drake.

Sipas tyre, të dyshuarit ishin në veturën e tyre kur qëlluan drejt rojës, përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes, raporton BBC.

Mbetet e paqartë nëse Drake ishte në shtëpi kur ndodhi incidenti ose nëse ishte cak i sulmit.

Image

Ai aktualisht është në një ‘beef’ me reperin e njohur amerikan Kendrick Lamar.

Por, policia tha se ende nuk dihet motivi për këto të shtëna.

“Ne jemi në kontakt me ekipin e Drake dhe ata po bashkëpunojnë”, tha policia në një deklaratë.

Ai tha se policia aktualisht po vlerëson videon që xhiroi të shtënat, por nuk dha informacione në lidhje me të për shkak të problemeve me cilësinë e videos.

Roja e sigurisë për momentin është në spital dhe është në gjendje të rëndë, ai u qëllua disa herë.

Beef-i mes Drake-it dhe Kendrick Lammar nisi disa ditë më parë kur ky i fundit e akuzoi reperin kanadez se kishte kryer marrëdhënie seksuale me vajza të mitura dhe se kishte një fëmijë të jashtëligjshëm.

Për këto akuza, reagoi edhe Drake përmes një kënge ku tha se ndihej i pështirë me deklaratat e Kendrick Lammar.