Lana del Rey theu rregullin në Coachella, organizatorët duhet të paguajnë një gjobë

Lana del Rey theu rregullin në Coachella, organizatorët duhet të paguajnë një gjobë

Showbiz April 24, 2024 - 11:12

Festivali i njohur në SHBA, Coachella, po përballet me një gjobë prej 28 mijë dollarësh nga autoritetet përkatëse pasi artistja e njohur e muzikës melankolike Lana Del Rey ka thyer një rregull.

Performanca e artistes së hitit “Summertime Sadness” zgjati 13 minuta më shumë, duke bërë që për këtë kohëzgjatje të gjobitet festivali nga qyteti i Indios.

Ndonëse 13 minuta mund të mos duken shumë, ka rregulla strikte që interpretuesit duhet t’u përmbahen kur bëhet fjalë për kohëzgjatjen e performancave të tyre.

Sipas marrëveshjeve, festivali ngarkohet me një gjobë fikse prej 20 mijë dollarësh, për pesë minutat e para pas orës policore.

Pas kësaj, çdo minutë i kushton festivalit 1.000 dollarë gjobë.

Lana del Rey është në mesin e artistëve shumë të njohur që performuan në festivalin Coachella-s. /Telegrafi