“Mos ma përmend Ilnisën se ta përmendi Argjirën”, debat i tensionuar mes Meritonit dhe Gracianos

“Mos ma përmend Ilnisën se ta përmendi Argjirën”, debat i tensionuar mes Meritonit dhe Gracianos

Showbiz April 23, 2024 - 15:50

Meritoni dhe Graciano kanë pasur një debat të tensionuar gjatë ditës së sotme.

Ishte balerini ai i cili e filloi këtë debat, duke i thënë Meritonit “ishalla kthehet Ilnisa", moderatori nga Kosova më pas nuk qëndroi indiferent dhe ia ktheu menjëherë.

“Por pse ma përmend Ilnisën o vëlla, çka të intereson ty”, i tha ai Gracianos, derisa ky i fundit ia ktheu duke i thënë se “e kishte marrë malli”.

Pas kësaj, Meritoni nuk ndaloi së debatuari derisa vazhdimisht ia kërkonte të njëjtën gjë prej tij.

“Të kam kërku 1000 herë mos ma përmend Ilnisën, mos e përmend se pastaj ta përmendi unë ty Argjirën”, vazhdoi tutje Meritoni.

Ndryshe, javëve të fundit është raportuar një krisje në marrëdhënien Argjira-Graciano, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë konfirmim nga njëra palë. /Telegrafi