Amanda Holden zbulon se dëshiron të prezantojë emisionin e saj të takimeve romantike

Amanda Holden zbulon se dëshiron të prezantojë emisionin e saj të takimeve romantike

Showbiz April 21, 2024 - 08:16

Në vitin 1991, Amanda Holden u shfaq për herë të parë në televizion si një konkurrente në “Cilla Black’s Blind Date”.

Tani, ylli i “Britain’s Got Talent” dëshiron të prezantojë shfaqjen e saj të takimeve dhe madje do t’i lejojë vajzat e saj Alexa 18 vjeçe dhe Hollie 12 vjeçe, të marrin pjesë në të.

Amanda 53 vjeçe tha për MailOnline: “Ëndrra për mua është të kem një shfaqje takimesh. Nuk do t’i lija vajzat e mia të shkonin në Love Island, por nëse do të donin të shkonin në një shfaqje takimesh, unë do t’i lija”, shkruan DailyMail.

Ylli ishte vetëm 19 vjeç kur mori pjesë në Blind Date, duke u thënë shikuesve se burri i saj ideal do të ishte ylli i filmit Jack Nicholson.

Megjithatë, Amanda shtoi: “18-vjeçarja ime është shumë e turpshme, kështu që nuk ka asnjë mënyrë që ajo të dëshirojë të dalë para kamerës. Ajo është një studente e mirë që dëshiron të studiojë anglisht në univeristet, por e vogla është e çmendur, ajo patjetër do të ndjekë hapat e mi”. /telegrafi