Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova

Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova

Showbiz April 18, 2024 - 13:26

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Rike Roçi, ishte e ftuar në mëngjesin e emisionit “Wake Up” ku ndau me publikun ndjenjat dhe vështirësitë e adaptimit pas daljes nga shtëpia e famshme.

Ajo gjithashtu u pyet nëse është në një marrëdhënie të re pas spektaklit.

“Po adaptohem me vështirësi pas daljes nga shtëpia, me çdo ditë që kalon,” tha Rike. “Pas daljes kam qenë e mbyllur në hotel, duke bërë vetëm intervista televizive.

Është ndjesi e çuditshme dhe më duhet pak kohë për t’u përshtatur. Megjithatë, ishte një eksperiencë e paharrueshme. Gjithsesi, loja këtë sezon ishte tensionuese, shumë debatete që në natën e parë, dhe vështirë të gjeje momente pozitiviteti.”

Kur moderatorja e pyeti në lidhje me marrëdhënien që kishte lënë jashtë shtëpisë para se të hynte në “Big Brother VIP”, Rike tregoi se gjithçka kishte mbaruar.

“U mbyll ashtu siç filloi – me një telefonatë, sapo dola nga shtëpia. Tani jam vetëm dhe ndihem mirë me këtë zgjedhje. Nuk ishim të lidhur seriozisht, ishte thjesht një njohje, një simpati.”

Për projektet e ardhshme, Rike ndau një lajm të gëzueshëm me fansat: “Kam mbaruar një projekt filmik para se të futesha në BBV.

Filmi quhet ‘Fall’ dhe është xhiruar këtu në Tiranë. Është përvoja ime e parë në kinematografi dhe shpresoj të pëlqehet nga publiku, megjithëse ende nuk di saktësisht datën e publikimit”. /Telegrafi