Zgjidhet dilema e famshme e skenës ikonike të filmit “Titanik”

Zgjidhet dilema e famshme e skenës ikonike të filmit “Titanik”

Showbiz April 16, 2024 - 11:30

Një pyetje ka frustruar audiencën e gjerë qëkur filmi "Titanik" u lansua në vitin 1997.

Por, një ankand më në fund ka zgjidhur misterin nëse kishte vend të mjaftueshëm për Jack-un dhe Rose në kornizën e derës prej druri në fund të filmit, shkruan DailyMail.

Dërrasa doli në ankand për 40 mijë dollarë dhe personat e interesuar për ta blerë kanë zbuluar se ka një gjatësi prej 2.4 metrave dhe një gjerësi prej 1 metër; hapësirë e mjaftueshme për Jackun dhe Rosen.

Në skenën ikonike të filmit, Jack ngriu për vdekje në ujë pasi sakrifikoi veten për ta mbajtur Rosen në panel.

Prej asaj kohe, kjo skenë është komentuar shumë, derisa disa fansa kanë rikrijuar skenën për të demonstruar se të dy mund të kishin mbijetuar.

Image

Regjisori i Titanikut, James Cameron i ka qëndruar besnik skenarit, duke thënë se dërrasa do të ishte zhytur gjithsesi për shkak të peshës së çiftit dhe Jack "duhej të vdiste", pasi historia ishte një tragjedi.

Dërrasa në skenën ikonike të filmit u frymëzua nga një copë druri që kishte mbetur nga fatkeqësia e vitit 1912. /Telegrafi

Image