Dua Lipa lanson këngën “Illusion” në kuadër të albumit “Radical Optimism”

Dua Lipa lanson këngën “Illusion” në kuadër të albumit “Radical Optimism”

Showbiz April 12, 2024 - 10:20

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka lansuar projektin e saj më të fundit “Illusion”.

Kënga vjen në kuadër të albumit të saj, të cilin pritet ta lansojë më 3 maj, “Radical Optimism”, pas suksesit të jashtëzakonshëm të “Future Nostalgia”.

Deri më tani Dua Lipa ka publikuar vetëm këngët: “Houdini”, “Training Season” dhe tashmë “Illusion” të albumit të saj më të ri.

Image

Ajo është pa dyshim një nga këngëtaret më të suksesshme në mbarë globin me stilin e saj unik në industrinë e muzikës.

Vlen të theksohet se artistja shqiptare me famë botërore është fituese e tri çmimeve Grammy. /Telegrafi