Rihanna: Do të doja të kem edhe një vajzë
Artistja e njohur dhe njëherësh miliarderja nga Barbadosi, Rihanna thotë se është e hapur që të rrisë familjen e saj.
Duke folur për revistën “Interview”, këngëtarja 36-vjeçare, e cila ka dy djem, me partnerin ASAP Rocky, u pyet se sa fëmijë të tjerë do të donte të kishte, shkruan People.
“Aq sa do Zoti që të kem”, përgjigjet Rihanna.
“Nuk e di se sa do të më jepte Zoti, por do të bëja më shumë se dy. Do të përpiqesha edhe për një vajzë. Por, sigurisht nëse përsëri është djalë, atëherë është djalë”, theksoi artistja.
Rihanna, ka tashmë vite që është shkëputur nga muzika dhe nuk ka qenë edhe mjaft aktive, por karriera e saj e bujshme ka vulosur vendin e saj në këtë industri.
Lexo po ashtuShfaqet si murgeshë dhe me gjoksin e zbuluar në kopertinën e 'Interview' - fansat acarohen nga kjo paraqitje e Rihannas
Përveç karrierës si këngëtare, ajo gjithashtu posedon brendin e saj të produkteve të bukurisë Fenty Beauty, me të cilin ka bërë revolucion në këtë industri. /telegrafi