Në role të vajzave dhe djemve, banorët e BBVA-së sjellin momente gazmore [video]

Në role të vajzave dhe djemve, banorët e BBVA-së sjellin momente gazmore [video]

Showbiz April 11, 2024 - 10:52

Në shtëpinë e Big Brother Vip 3 kanë filluar përsëri sfidat për banorët.

Vëllai i Madh u ka dhënë së fundmi një sfidë vajzave dhe djemve, duke u kërkuar të ndërrojnë rolet për të realizuar videoklipe, shkruan Zeri.info.

Djemtë dhe vajzat ishin të ndarë në dy grupe, ku duhej të bënin videoklipe me këngë të caktuar.

Grupi i djemve kanë ndërruar rolet, duke u veshur sikur vajzat dhe gjithashtu vajzat kanë bërë të kundërtën.

Derisa djemtë kanë qenë më aktivë, të cilët i kanë sjellë shumë momente gazmore shtëpisë, duke u veshur me fustane.

Ndërkaq mbetet të shihet se cili grup do të kërcejë më mirë ku dhe do të shpallet nga publiku fitues, me videon më të pëlqyer. /Zëri