Rike Roçi i drejtohet banorëve: Ju shisni edhe veshkën për lojë
Raporti Rike-Juli-Erjola duket se tashmë është krisur.
Kjo pasi Juli dhe Erjola kanë kritikuar lojën e Rikes, që sipas tyre, është e influencuar nga Jetmiri dhe të tjerët.
Roçi nuk i ka pritur aspak mirë këto deklarata, madje tha se dyshja janë të gatshëm të shesin edhe veshkën për këtë lojë.
“Më thonë je e influencuar, unë prekem sepse mendimet janë të miat nuk janë të dikujt tjetër. Sa i përket Juli, ka dy javë që më thotë je e influencuar. Nëse nuk do ta pranosh që janë mendimet e mia, mos e prano”, u shpreh ajo.
Biondja vazhdoi: “Juli është mësuar me aleanca unë jam elektron i lirë. Disa njerëz shesin edhe veshkën për ketë lojë, unë jam këtu për të treguar sa e thjeshtë jam. Edhe kur janë në krevat në gjumë flasin për lojë, unë rri me ta se ma do shpirti, ata flasin për mua je e influencuar, jo pra, janë mendimet e mua”.
Rike tani ka rregulluar raportet edhe me Meriton Mjekiqin, me të cilin pati përplasje të mëdha gjatë kësaj kohe sa ndodhen në Big Brother.
Romeo në ndërkohë është zgjedhur lider i ri dhe me këtë rast ka çuar të gjithë në televotim përveç, Lidit, Eglës dhe Heidit. /telegrafi